Erinda Medolli
Doja Të Shkruaja
Vendosa të shkruaj për dashurinë,
Por s’dija të shkruaja asgjë,
Nuk e kisha njohur asnjëherë,
Sa doja të takohesha me të!
Gjithkund e pata kërkuar,
Nëpër netët pafjetur,
Në mëngjeset zbardhur pa ëndrra,
Dhe përpara pasqyrës së heshtur!
E prisja ta shihja në ditë me diell,
E kërkova dhe mes yjesh në qiell,
Në dritare në ditë me shi,
Po kudo gjeja vetmi!
Shihja gjithmonë ҫifte bashkuar,
Të lumtur bashkë bëheshin një,
Për mua në gjithë këtë botë,
Zoti si nuk gjeti një?
Por s’dija të shkruaja asgjë,
Nuk e kisha njohur asnjëherë,
Sa doja të takohesha me të!
Gjithkund e pata kërkuar,
Nëpër netët pafjetur,
Në mëngjeset zbardhur pa ëndrra,
Dhe përpara pasqyrës së heshtur!
E prisja ta shihja në ditë me diell,
E kërkova dhe mes yjesh në qiell,
Në dritare në ditë me shi,
Po kudo gjeja vetmi!
Shihja gjithmonë ҫifte bashkuar,
Të lumtur bashkë bëheshin një,
Për mua në gjithë këtë botë,
Zoti si nuk gjeti një?
Komente 0