Erinda Medolli
Asnjëherë
Asnjëherë s’më ke parë,
Siç duhet me të vërtetë!
Po unë të pranova,
Me një shpresë të sinqertë!
Në çdo kohë mbete i huaj,
E nuk ndjeve pendim!
Më rrëmbeve si të isha mall,
Pa paguar asnjë çmim!
Mos t’u duka e pa vlerë,
Kur t’u luta mos më rrëmbe!?
Kur ma hodhe rininë në humnerë,
E të mjerë më le!?
Me dy trëndafila paҫelur,
Pa rini, pa duvak!
Më le me shpresën e vrarë,
Po unë për këtë
Asnjëherë s’do të marr hak!
Siç duhet me të vërtetë!
Po unë të pranova,
Me një shpresë të sinqertë!
Në çdo kohë mbete i huaj,
E nuk ndjeve pendim!
Më rrëmbeve si të isha mall,
Pa paguar asnjë çmim!
Mos t’u duka e pa vlerë,
Kur t’u luta mos më rrëmbe!?
Kur ma hodhe rininë në humnerë,
E të mjerë më le!?
Me dy trëndafila paҫelur,
Pa rini, pa duvak!
Më le me shpresën e vrarë,
Po unë për këtë
Asnjëherë s’do të marr hak!
Komente 0