>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Qielli I Fëmijërisë

Kush mund të më kthejë
Një copëz qielli
Të fëmijërisë sime!?
Kush mund ta kthejë
Gjysmën e buzëqeshjes së saj?
Kush mund ta kthejë
Shkëlqimin e humbur
Atë liri të brishtë e pa skaj?
Askush të mos i shkelë
Gurët e fëmijërisë,
Se atje janë fshehur
Ëndrrat më të bardha!
S'dua asnjë të hedhë gurë
Në kopshtin e vajzërisë,
Se ajo është trëndafili më i bukur
Që ndonjëherë kam prekur!
Mos ia prishni ngjyrën
petaleve të pafaj,
Atje jam vetvetja
Me zemrën time kristal!