>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Në Këtë Botë Bardhë E Zi

Në këtë botë bardhë e zi
Asgjë nuk është e drejtë.
Vlen më tepër një kilogram hipokrizi
Sesa një Ton sinqeritet.

Kur njeriut që do i flet si i huaj
Ndërsa të huajve, u flet sikur i do.
Në këtë botë zemrën rruaj
Nën mashtrime, Mos u streho!

Kur mirësia mezi lind
Dhe e keqja nuk perëndon.
Kur asgjësë vlera nuk i shihet
Dhe nuk del ajo që fshihet.

Ku mbrapa krahëve flitet për ty
Por askush s'ta thotë në sy.
Lulet e beharit s'çelën
Hynë ne vargje e aty ngelën.

Bota ku linda por e huaj jam
Qava kur erdha kur të ik të tjerë do qajnë.
Botë ku qeshet shumë
Por asnjëhërë vërtet.

Botë ku të qëndrojnë përballë
Por mbas shpine gjithnjë godet.
Ku mrekullisht dikush buzëqesh,
E një tjetër lotët e tij gëlltet.

E tillë duket bota e boshatisur
Me njerëz që shohin vetëm bardh e zi.
E zbrazur duket bota e krisur
Në të çarat e saj të përpin.

Kjo botë kaq e ftohtë
mendimet dhe shpirtin t'i ngrin.
Do doja që zemra mos lëndohet,
Kërkoj ilac, egoizmit t’I jap shërim.