>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Fëmijët E Mi

E ndiej dhimbjen që në zemër ju lashë,
Për dy gjysmat
Më të dashura të shpirtit tuaj
Që nuk i patë të qëndronin bashkë!

Thellë ju kërkoj ndjesë
Për ditët pa dashuri
Të mbetura bosh, në harresë.
Për ditët që vuajti zemra juaj,
Me prindër por në mungesë.

Për netët pa hënë rrethuar me të huaj
Kur nata ju mbështillte me jorganin e saj,
Si erë e acartë në shpirtrat tuaj.
Mos mendoni se ishte e lehtë,
Shpirti një nëne di sa e vuan.

Ëndrra juaj mbeti një mbretëri bosh,
Pa mbret e mbretëreshë,
Në oborrin e jetës paralel me ju
Dhimbja do të ecë.Të mbetur vetëm:
Një Princ e një Princeshë!

Por një premtim, dijeni do ta mbaj
Jetën tuaj, me thonj, do ta rindërtoj,
Lumturinë që ngroh shpirtin,
Ta shoh tek ju, po vazhdoj t’a kërkoj!