>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

E Vështirë

Jeta të përplas
Në të katër muret,
Me fatin as nuk qeshet,
E as nuk luhet!

Se jeta
Nuk është lojë,
Çdo njeri i druhet!

Dhe ndodh
Të gjendesh në vështirësi,
Aq sa ndonjëherë
Është e vështirë të thuhet!