>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Fshati Im

Fshati im, ku ke mbetur,
gjithë këto vite çtë ka gjetur?
Të shoh të kërrusur e të vetmuar,
Vitet rrudhat t'i kanë shtuar

Fati ty të paska flakur
Mos mendo se ti je plakur
Shumë fëmijë ti ke rritur,
Breza të shumtë të kanë soditur.

Eh sa dimra e sa beharë
Sa furtuna ke kaluarë!
Asnjëherë nuk je ankuar
Përpara nesh je lartësuar.

Je vendi më i shtrenjtë që njoh.
Të bukur, të pastër dua të shoh.
Si shqiponja që kap lartësinë
Më ke mua dhe poezinë.