>
LETERSISHQIP

Kënga Ime

Kur isha fëmijë,
Botën e shihja plot melodi,
Njerzit më dukeshin të pastër,
Bota më ngjallte lojë e habi!

Në vajzëri u rita,
Të tjerë takova me shumë fytyra.
Dhe kuptova që jetës,
Po i zbehej ngjyra!

Kur u bëra grua,
Filloi një tjetër melodi,
E trishtë, gri e lyer me dhimbje.
Fati më qeshte me qesëndi!

Pleqëria do të jetë fundi i gurgullimës,
E bardhë si flokët edhe pak gri,
Do t'i tregoj si përallë "ngjyrat e jetës"
Mbesave dhe nipërve të mi!