Estela Xhepaj
Beso
Kam humbur shumë…
Njerëz, kohë, ëndrra,
si gjethe të shkëputura nga era
që nuk dinë më rrugën për t’u kthyer.
Sytë e mi nuk qeshin më si dikur,
duart nuk kapen më fort pas asgjëje,
shpirti im është bërë një shtëpi bosh
ku heshtja rri ulur në çdo qoshe.
Nuk besoj më tek fjalët,
as tek dritat që digjen shpejt,
as tek premtimet që më lanë
me plagë të hapura në mes të natës.
Kam humbur aq shumë,
sa hapat e mi tingëllojnë bosh,
si nëpër korridore pa dritë.
Nuk besoj më tek premtimet,
tek sytë që dikur më ndriçonin,
as tek vetja ime që e lashë diku rrugës.
Njerëz, kohë, ëndrra,
si gjethe të shkëputura nga era
që nuk dinë më rrugën për t’u kthyer.
Sytë e mi nuk qeshin më si dikur,
duart nuk kapen më fort pas asgjëje,
shpirti im është bërë një shtëpi bosh
ku heshtja rri ulur në çdo qoshe.
Nuk besoj më tek fjalët,
as tek dritat që digjen shpejt,
as tek premtimet që më lanë
me plagë të hapura në mes të natës.
Kam humbur aq shumë,
sa hapat e mi tingëllojnë bosh,
si nëpër korridore pa dritë.
Nuk besoj më tek premtimet,
tek sytë që dikur më ndriçonin,
as tek vetja ime që e lashë diku rrugës.
19 gusht 2025