Estela Xhepaj
Heshtja Qe Mallkon
Hesht!
Hesht! Të martë dreqi, hesht,
se fjala jote helm më mbështjell.
Në qetësinë ku shpirti tretet,
mallkimi yt si gjëmim më ndjek.
Heshtja më rreh më fort se fjala,
si gur i ftohtë në gjoks më bie.
Ti nuk flet, por mall më hedh,
në gjakun tim si helm rrjedh.
Por prapë, mes hijeve të ngrira,
kur heshtja ngrihet si mur i shkretë,
ti kthehesh sërish, më kërkon,
si djall i fshehur që s’di të vdesë.
Hesht! Të martë dreqi, hesht,
se fjala jote helm më mbështjell.
Në qetësinë ku shpirti tretet,
mallkimi yt si gjëmim më ndjek.
Heshtja më rreh më fort se fjala,
si gur i ftohtë në gjoks më bie.
Ti nuk flet, por mall më hedh,
në gjakun tim si helm rrjedh.
Por prapë, mes hijeve të ngrira,
kur heshtja ngrihet si mur i shkretë,
ti kthehesh sërish, më kërkon,
si djall i fshehur që s’di të vdesë.
Komente 0