>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Pluhur Yjesh

Unë dhe ti,
ç’jemi ne?
Pluhur yjesh
derdhur mbi re.

S’jemi veç trup,
as mish e gjak,
por grimca drite
që s’veniten kurrë, as pak.

Në sytë e tu
unë humbas,
si hënë me diell
që s’ndahet dot pas.

Ti je kozmosi,
unë zjarr i tij,
dy zemra të lidhura
në një qiell magji.
‘Realisht ne jemi te perbëre nga pluhuri i yjeve.’ 18 shtator 2025