Estela Xhepaj
Elegji Per Shpirtin E Pashfaqur
Ende pa marrë frymë,
ti u ktheve në frymë.
Ende pa parë dritën,
u shndërrove në dritë.
Bota nuk dëgjoi të qeshurën tënde,
por qielli e ruan atë në heshtje.
Tokën s’e shkelën hapat e tu,
por zemrat tona mbajnë
gjurmën e mungeses sate.
Ti ishe ëndërr,
një rrahje e vogël që heshti shpejt,
një lule që nuk çeli,
një engjëll i vertet.
Gjithmonë do të mbetesh këtu,
në një qoshe të shpirtit,
si një melodi e papërfunduar,
që kurrë nuk pushon së rënë.
ti u ktheve në frymë.
Ende pa parë dritën,
u shndërrove në dritë.
Bota nuk dëgjoi të qeshurën tënde,
por qielli e ruan atë në heshtje.
Tokën s’e shkelën hapat e tu,
por zemrat tona mbajnë
gjurmën e mungeses sate.
Ti ishe ëndërr,
një rrahje e vogël që heshti shpejt,
një lule që nuk çeli,
një engjëll i vertet.
Gjithmonë do të mbetesh këtu,
në një qoshe të shpirtit,
si një melodi e papërfunduar,
që kurrë nuk pushon së rënë.
Komente 0