>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Largesi Ne Stamboll

Ne syte e tu u humba si ne Bosfor,
ku malli shkon e vjen si valet blu,
zemra ime pret ne nje varke me shpresë ne dor,
si qytet qe rri zgjuar vetem per ty.

Ti je ezani i bute ne agim,
qe zgjon shpirtin tim mes gureve te vjeter,
si çaji i nxehte ne nje mbremje trishtim,
me mban gjalle, me ben te veten.

Stambolli na mban si dy brigje larg,
por dashuria ben ure pa zhurme,
si hena qe bie mbi kupola ngadalë,
dhe nata na fal nje premtim te pafund.
Stamboll. 28/01/2026