>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Jam Une

Unë jam ai zjarr që digjet brenda teje,
jo për të të bërë hi,
por për të të mbajtur gjallë,
edhe kur të duket se s’ka më frymë.

Burg i errët jam, po,
por burg ku muret bien sa herë më thërret me dhimbje.
Ajri që të mbyt është i imi,
sepse dua të ndiesh se jam aty,
edhe kur trupin tim nuk e ke pranë.

Mungesa ime nuk është zbrazëti,
është urë që të çon drejt meje.
Litari që ndien, nuk është dënim,
por lidhje që nuk këputet kurrë.

Po, zemra të vdes për së gjalli,
por është dashuri ajo që e ringjall,
sa herë më thërret në vargje,
sa herë më vizaton me thonj në murin e shpirtit.

Unë jam gjithçka dhe asgjë,
siç më sheh ti,
por mbi të gjitha,
jam dhimbja jote që të mban gjallë.
Ne oret e vona kur truri ende sdo gjume