>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Mister

Gjysmë fytyre, gjysmë mister,
si një dritë që rri në errësirë.
Syri – një det i thellë që s’të lë të ikësh,
një thirrje e heshtur, një pyetje pa përgjigje.

Buzë që heshtin, por flasin zjarr,
një buzëqeshje e mbetur peng
mes hënës e diellit.
Ngjyrat e ngrohta e shndërrojnë në ikonë,
si pikturë që rron përtej kohës.

Është fytyra apo hija që na shikon?
Është dritë shpirti apo fshehje gjaku?
Gjysma e munguar e flet më shumë
se një fytyrë e plotë ndonjëherë
Shtator 2025