Estela Xhepaj
Gri
Gri-gri si kjo kohë,
që s’di të ndizet kurrë,
vetëm re të varura,
si lot të ngrirë në fytyrë.
Gri-gri si ky shi,
që bie pa këngë, pa gëzim,
rrëshqet mbi gurë të ftohtë,
si kujtimet që s’ndalen dot.
Gri-gri edhe zemra,
si një dritare pa dritë,
një pasqyrë e plasaritur,
ku s’pasqyrohesh më ti.
Gri-gri, gjithçka gri,
dhe unë mes mjegullës së plagës,
një hije që endet kot,
në rrugën e mbetur bosh.
që s’di të ndizet kurrë,
vetëm re të varura,
si lot të ngrirë në fytyrë.
Gri-gri si ky shi,
që bie pa këngë, pa gëzim,
rrëshqet mbi gurë të ftohtë,
si kujtimet që s’ndalen dot.
Gri-gri edhe zemra,
si një dritare pa dritë,
një pasqyrë e plasaritur,
ku s’pasqyrohesh më ti.
Gri-gri, gjithçka gri,
dhe unë mes mjegullës së plagës,
një hije që endet kot,
në rrugën e mbetur bosh.
Komente 0