>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Ne Kafe

Ja ku jam përsëri këtu,
në këtë kafene.
Pritja u bë mall,
e malli u kthye në re.

Ti je ajo aromë që s’iku kurrë,
një ëmbëlsi që më mbeti në buzë,
një dashuri që nuk mbyllet me fjalë,
por jeton në zemër përjetësisht.
Tirane 2025