Estela Xhepaj
Takimi Qe Nuk Ndodh
A është takimi ai që ndodh në kohë,
apo ai që digjet brenda mendjes?
Ndoshta nuk vonove,
ndoshta gjithnjë ke qenë këtu —
në çdo pyetje që i bëj vetes,
në çdo pritje që më rrit.
Sepse ndonjëherë
takimi më i vërtetë
është ai që s’ndodh kurrë.
apo ai që digjet brenda mendjes?
Ndoshta nuk vonove,
ndoshta gjithnjë ke qenë këtu —
në çdo pyetje që i bëj vetes,
në çdo pritje që më rrit.
Sepse ndonjëherë
takimi më i vërtetë
është ai që s’ndodh kurrë.
Tirane, Gusht 2025