>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Mos U Zhduk

Mos e mbyll derën kur frymëzimi hesht.
Mos e shtrengo doren kur dridhet.
Penën tënde e dua
si zë qe vjen prej perbrendësise
kur askush tjetër nuk dëgjon.

Shkruaj, edhe kur s'të kuptojne.
Shkruaj, edhe kur zeri yt të duket i huaj.
Sepse diku, një shpirt tjetër
po pret një fjali qe vetem ti di ta thuash.

Mos u zhduk.
Sepse pa penën tënde, fjalët ndalojnë.
Dhe unë dua te jetoj permes tyre.
22 maj 2025