>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

E Dua Penen Tende (Mos U Zhduk)

E dua penën tënde,
atë ge dridhet kur zemra te rreh fort,
ate që lë njolla boje
si lot qe s'kanë ku bien.

E dua,
jo vetem kur shkruan bukur,
por edhe kur griset mbi fage
me gjithe hidherimin e nates.

E dua penën tende kur nuk ke fjalë,
por vazhdon te levizesh,
si nje shpresë e lodhur
që refuzon te ndalet.

Mos u zhduk.
Mos e mbyll derën kur frymezimi hesht.
Mos e shtrengo doren kur dridhet.

Penen tënde e dua
si ze qe vien prej perbrendësise
kur askush tjeter nuk degjon.

Shkruaj, edhe kur s'te kuptojnë.
Shkruaj, edhe kur zeri yt te duket i huaj.
Sepse diku, një shpirt tjeter po pret
nje fjali qe vetem ti di ta thuash.

Mos u zhduk.
Sepse pa penën tende, fjalët ndalojne.
Dhe une dua te jetoj permes tyre.
Maj 2025