>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Dashurit Sot

Dashuritë sot janë ekrane,
me fjalë që ndizen si reklama.
Në Instagram më thua “të dua”,
me zemra plastike, me filtra të bukura.

Por në Facebook më hedh helm,
një “status” i hidhur, një koment i ftohtë.
Një ditë më bën perëndim të artë,
të nesërmen më bën shi të pafund.

Dashuritë sot janë online,
me “seen” që djeg më shumë se heshtja,
me “like” që vlen më pak se një prekje,
me buzëqeshje të sheshta në emoji.

E mes gjithë këtij kaosi virtual,
më mungon një “të dua” pa Wi-Fi,
një përqafim që s’ka “logout”,
një dashuri që nuk ndahet në rrjete,
por lidhet në zemra.
24 gusht 2025