>
LETERSISHQIP
Estela Xhepaj

Nje Ditelindje E Trishte

S'ka urime qe me ngrohin sot,
As zëra që më ngjajnë me drite.
Një vit më shumë, një shpresë më pak,
E një gotë bosh, e ngritur per miqte.

Kam fjalë ge s'u thane kurrë në kohë,
Dhe përqafime që mbetën ne enderr.
Torta s'ka shije kur mungojnë ata
Që dikur mëbënë të qesh edhe në terr.

Sot kujtojjo veç dashuri të rrëzuara,
Por edhe miqësi qe u thyen pa zhurme.
Mes urimesh të thata
dhe ndjenjash të lodhura,
E ndjej veten e huaj në festën time te zbrazur.

S'dua dhurata, s'dua llafe të bukura,
Vetëm një "jam ketu”qe të ndjehet vërtet.
Një sy qe te shohe pa pasur nevojë
Te kërkoj une çdo herë me etje e me jetë.

Një ditëlindje...
m shume për të kuptuar,
Sa pak njerëz mbeten kur nuk je "argëtim".
Sa shumë harrojnë qe zemra s'ështe kalendar,
Por një copë shpirti që pret vetëm mirëkuptim.
29 korrik 2025