Fatos Luta
Pa Pentagram
Nuk e di, përse më dalkan ca tinguj vaje,
Apo, piano e vjetër me brenga dashurie!
Lorelei buzë Renit, që sjell vargut, Hajne,
T’më ketë zbritur papritur, fantazmë-hije?
Apo, çupëz e Pushkinit me sytë e përlotë,
Kur e ftoi në pianoforte, të lozte Shubert?
Ajo gishtat në tastierë...ai i trazonte flokë,
Dhe u përplasej nota, me puthjen e beftë?
Më arrin "Lacrimosa" nga Verdi a Moxarti,
E më vibrojnë mistere, deri lart ndër trerë?
Apo, është çasti...për një reçetë Hipokrati,
Nëpër hije antikiteti, të kthej një gotë verë?
Ç’them dhe unë! Sikur, notat kanë trishtim,
E më ardhkan hije, të zeza e mbas të zeze!
N'fakt, pa pentagram paskam ikur në Pekin,
E të provoj sërish, më del muzikë eskimese!

08/08/2019
Komente 0