Fatos Luta
Pipëza E Zogut Pranveror
E bëra një mëkat sot, që në mëngjez,
Kur zura një zog gushë-hirtë të gjallë!
T'i këndoja pranverës i hoqa atë sqep,
E i'a vura vetes, thellë nën dhëmballë...
Nisa të nxjerr nota, edhe zogu ciu-ciu,
Qante...sikur t'i kisha marrë klarinetë!
Kështu do të qante edhe Laver Bariu,
Ai, si ky zogth, këngën e ka patur jetë...
Riprovoj, por zëri më qenka këmbanë,
E trembi dhe më keq, harabelin e hirtë...
I'a ktheva sërish dhe zogu nisi kabanë,
Sqepi qenka si pipëza, lidhur në shpirt!

23/05/2017
Komente 0