Fatos Luta
Njerëz!
Pak shtruar, pesimizmi po na vdes çdo orë,
Le të kujtojmë ata njerëz t’epokës së gurit!
Të vëmë në lëvizje mendje, këmbë e dorë,
S’është fare zgjidhje tokja kokës pas murit.
Të lashtët, nuk kishin shtëpi, drita, makinë,
Dhe as i mendonte, stërgjyshi ynë me lesh;
Kënaqeshin tek ripnin demin, delen, dhinë,
Këndonin rreth zjarri, kur i piqnin në shesh.
Këtë atavizëm të sjellim mesit tonë, vëllezër,
Jo epsh bishti, ngërdheshje, qime përpjetë!
Nëqoftë se na rri kënga në zemra e ndezur,
Jemi të pasur e pa halle, më mirë sa mbret!
Këndonim me pakëz djathë e një bisht qepë,
Vlonte hareja me njëri-tjetrin e bënim dollira!
Përse kështu tani, si virus na lëvrin një dreq,
Po rrudhim përshëndetjen, e marrtë e mira?
T'i lëmë mënjanë, ata të politikës së "madhe",
Dhe të mos e shesim njëri-tjetrin me kaq zell!
Kur na ndërsejnë, t’vemë rregull kësaj radhe:
Pimë verë e të këndojmë...mbi mishin në hell!

Tetor 2016
Komente 0