Fatos Luta
Pas Mesnate
Po më vjen ora e vdekjes së gjallë,
Të t’mbyll sytë, të humb në mister;
Në vend që t’isha te burimi në zall,
Të lozja me vajzën, flokë kaçurrel…
T’i hidhja një currilkë uji në gushë,
E t’ia kapja atë shtëmbë nga dora!
Ta çmendja: unë zbras, ajo mbush,
Ja, atje do doja të më kalonte ora!
Në kërkoftë ndihmë nga ky bandill,
Enën do t’ia mbushja vetë përplot;
Do e përcillja e do e puthja me stil,
Derisa, të qante o t’qeshte me lotë…
Atje do doja, jo të vë sytë në gjumë,
E ta përhumb nëpër puse këtë natë;
Por…mbase vjen kaçurrelja tek unë,
Heshtur, shtegut ëndrrave në shtrat…
Të t’mbyll sytë, të humb në mister;
Në vend që t’isha te burimi në zall,
Të lozja me vajzën, flokë kaçurrel…
T’i hidhja një currilkë uji në gushë,
E t’ia kapja atë shtëmbë nga dora!
Ta çmendja: unë zbras, ajo mbush,
Ja, atje do doja të më kalonte ora!
Në kërkoftë ndihmë nga ky bandill,
Enën do t’ia mbushja vetë përplot;
Do e përcillja e do e puthja me stil,
Derisa, të qante o t’qeshte me lotë…
Atje do doja, jo të vë sytë në gjumë,
E ta përhumb nëpër puse këtë natë;
Por…mbase vjen kaçurrelja tek unë,
Heshtur, shtegut ëndrrave në shtrat…
Komente 0