Fatos Luta
Gjembaçët
Bëmë një shëtitje bashkë, në një pyll ahu,
Por, bukuroshes sime i hyn keq një gjemb.
I sëmboi në zemër, ndaj jap dorë: -Mbahu!
Dhimbja tënde, ta dish, po aq më dhemb!
Çohu! Rruga jona nëpër pyll ësht' e gjatë...
Mbahu tek unë vajzë, si me këmbët e tua!
Gjembaçët, njëri-tjetrit t'ia heqim ngadalë,
Unë të të lehtësojë ty e ti më lehtëso mua...

04/02/2017
Komente 0