>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Nuk Vdes Shpresë!

U rrotollua një vit, si të ishte një rrotë,
Me fate njerzish, si në një vagon treni;
Mbushur me të qeshura, klithma, lotë,
Dikush jetë parajse e dikush jetë qeni.

Natyrisht dhe qeni e ka një parametër,
Por, duhet të mendoni atë qenin klasik;
Njerëz të sëmurë, pa bukë, pa shtretër,
Zinxhiri varfërisë, tërhiq-lësho si llastik.

U rrotullua kjo Botë me klithma fëmije,
Nga lodrat e t'mëdhenjëve t'pa shpirt!
U vodhën dhe diellin, po rriten në hije,
Ua prishën ëndrrat me atë pakëz dritë.

U rrotullua kjo Botë e u shtua budallai,
Shtyhen në urë, si cjepërit në përrallë!
Mbi nuklear krekosen, njëri-tjetrin shaj,
Njerzimin e marrin si t'vdekurin e gjallë!

Por njerzimi ka dhe atë shpirt të shtatë,
Ndalon dhe Botën t'rrotullohet përqark!
Kur viti humbet vitin, data humbet datë,
Të pashpirtit vrasës i bën dush në gjak...

Njerzimi lëviz globin me të diturit korifenj,
E një Diell tjetër i ndez, si ylli në mëngjez;
T’ardhmen e vet, s'e mbjell me budallenj,
Ndaj vazhdon jeta dhe nuk vdes shpresë...