>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Tek Filmoja...

T'filmoja jetën, e kam patur ëndërr fëmije,
E kamera ime amatore, kasetat i bëri mal;
Por, ndër coprat e jetës, me, apo pa shije,
Diku, rastisa t'bëja dhe një filmim të rrallë...
...
Në arën me gardh kishte mbetur një plug,
Kthyer në hekurishte, si kockë dinozauri;
Gomarin me kaun i kishte mbryer ky bujk,
T'lironte atë parcelë, t'i mbushej hambari..

Ngatërrohej fshatari...i sillte kaut si gomar,
Ec ta ndjente ajo lëkurë, si n'uthëll regjur!
Tek shponte veshgjatin, sikur në hambarë,
Që tani shkonte bajgë, nga vicklat hedhur...

E ndreqte pastaj dorën dhe shqyhej i gjori,
Atje tej plugu po kullonte ndryshkun si gjak;
Pas kohe, s'e di se sa thasë me grurë mori,
Por, dinozaurin i'a kishin vjedhur për skrap...
26/02/2017