>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Rrebeshi I Një Mbrëmjeje

Më dukej, sikur po më humbte në errësirë,
Pas grindjes, fjala i paska shkuar si plumb!
Më bëhej sikur ecja i vetëm në shkretëtirë,
Ishim afër e larg...mesit tonë ecte një lumë.

Të heshtur flitnim me veten dhe përsëpari,
Të të dilnim nga kjo vetmi, më takonte mua;
Do mund t'i mbillja buzëqeshje, pas të qari,
T'përsërisja refrenin e lodhur: "Se të dua"?

S'do ishte thyer kjo gjendje e rëndë, e gjatë,
T'mos qe ky rrebesh i papritur, që na përpiu;
E mbështolla heshtur dhe u lusja nëpër natë,
T’paktën këtë mbrëmje, t'mos pushonte shiu...
01/04/2019