Fatos Luta
Babai Ynë
Doja të më rrinte babai, brenda poezisë,
Të nxirrja mall nga mëngjezi n'mëngjez!
Por shtati i babait s'u maska prej fëmisë,
U shtrika pa fillim e mbarim...si Univers!
Kurrë s’u binda, ç’shkruajta për babanë,
Më dukej sikur harroja gjithnjë një varg!
Nuk kam qënë i zoti t’ia latojë shakanë,
Atë seriozitet burri e vështrimin aq larg...
Edhe sikur të isha skulptori më i shquar,
Përsëri do t'mëshoja...veç ndreq e prish!
Dhe broncet e Botës t'kaloja nëpër duar,
Prapë një copëz do më mungonte sërish...
Shtati i babait...nuk u maska prej fëmisë,

Babai nuk qëndron në vargje të elegjisë,
Është gjigandesk babai, babai nuk vdes!
Më 11/01/1993 babai ynë, Mustafa Luta, mbylli sytë, por jo dritën, ajo do na ndjekë përjetë...!

11/01/2018
Komente 0