>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Djaloshi Me Lule

Mësuesja e tij e parë, po kalonte përbri,
Ajo që i kishte mësuar, numra e germa!
Dhe pse më i rritur, para saj ndihej fëmi...
"O, sot shtatë mars!"-i’u sëmbua zemra...

Sa herë mësuesja e kish puthur n'ballë,
Kur i përgjigjej pyetjeve e merrte dhjetë!
Por, s'e mendoi rastisjen e sotme pranë,
Ndihej me turp, dukej sikur po lypte lekë...

I doli përpara mësueses së parë djaloshi,
Dhe i'a zgjati të gjitha tufat me lule, asaj!
Por, mësuesja e mallëngjyer, një zgjodhi,
Dhe e uroi t'i shiste lulet, të gjitha pastaj...

Mbeti në mes të rrugës djaloshi i papunë,
Me sytë nga humbi, mësuesja e tij e parë...
"Sot do të duhej ta kisha uruar, vetëm unë"
Nuk thirri më "lule-lule", i vinte për të qarë...
07/03/2017