>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Iku Shën Valentini

Peshkopi Valentin po e pregatit valiçen,
Të kthehet në nëntokën e tij të shenjtë;
Takoi Gëten, Londonin, Tolstoin, Niçen,
Me t’diturit e sotëm foli drejtëpërdrejtë.

E mahnitën dashuritë moderne njerzore,
Një e puthur i erdhi dhe atij në mëngjez;
Kujtoi dy t'dashuruarit t’vdekur përdore,
N'Ternin e lashtë e po qante me dënesë.

"Sa mirë Serapia e Sabino, heronjë e mi,
Të jetonin kohën e sotme në këtë Botë!
Të gëzonin të dy madhështoren dashuri,
Do t’më pëlqente dhe mua të jetoja sot!"

Por, n’këmbët e peshkopit, kaq të prekur,
I shkundi t’gjitha kokrrat një pemë mollë;
Shpërthimet kishin lënë, qindra të vdekur,
T'dashuruarit n’Paris, Damask, Stamboll...

I shenjti Valentin përjeton habi të madhe,
Nuk e besonte t'i vriste njerzit ky zhvillim!
Thikë i çan shpirt, krime radhë pas radhe,
Miliona njerëz, për jastëk…mbanin minë!

Mësoi gjithshka i shenjti, po i digjte xhani,
Ndaj dhe ktheu mëndje, të ikë sa më parë!
-Ju të puthni, të vrisni, të qeshni e të qani,
N’Botën e sotme do të pëllcisja duke qarë!

Shën Valentini me valiçe t’kockave të veta,
Po niset të kthehet n’banesën e nëntokës;
Iku se u prek nga puthjet, -s'dihet e vërteta,
A u prek më shumë, nga dhimbjet e Botës...
14 shkurt 2017