Fehmi Pireva
Buzë Lumit Llap U Ula Dhe Qava
Ulur në gjunjë buzë Llapit
Hodha ca gurë mbi valë,
Dhe ndoqa tutje rrjedhën
Rendita mbi shtrat ca fjalë.
Ndonëse peshë e fjalës
Mund të thoshte: unë ç'vrava?
Buzë lumit Llap u ula
Në gjunjë si fëmijë qava.
Qava për lotët që s'u panë
E një kohe që mbet e ve,
Me ata lotë dikur u bë
Det përtej Detit Mesdhe.
Qava për miken si e humba
Fati tim të zi.
Ç‘u rrit llapi, sa u mërzit
Veç prej lotëve pa rënë shi
Me rënkim duke dënesur
Në të njëjtin lumë u lava,
Pa ditur ku mbeti mikja
Buzë lumit Llap u ula dhe qava.
Hodha ca gurë mbi valë,
Dhe ndoqa tutje rrjedhën
Rendita mbi shtrat ca fjalë.
Ndonëse peshë e fjalës
Mund të thoshte: unë ç'vrava?
Buzë lumit Llap u ula
Në gjunjë si fëmijë qava.
Qava për lotët që s'u panë
E një kohe që mbet e ve,
Me ata lotë dikur u bë
Det përtej Detit Mesdhe.
Qava për miken si e humba
Fati tim të zi.
Ç‘u rrit llapi, sa u mërzit
Veç prej lotëve pa rënë shi
Me rënkim duke dënesur
Në të njëjtin lumë u lava,
Pa ditur ku mbeti mikja
Buzë lumit Llap u ula dhe qava.
Më shumë nga Fehmi Pireva
Komente 0