Luljeta Lubovci
Besnike Do Të Mbetem
O Prizren qyteti i dashurive të mia,
Ai që do ta dua gjithmonë,
Ai që më bën të dridhem ditë pas dite,
Me ty nuk kam më zemër të rëndë.
Ti mbet qyteti im që e kam dashur aq shumë,
Të përkas që kur kam lindur,
Mbetem një bijë e juaj krenare e Prizrenit për përjetësi...
Me ty ndal orën e kohës,
Dua të të dua më gjatë,
Gjej shpirtin e fëmijës tim,
Zhurmën e heshtjes sate dëgjoj çdo çast...
Krenaria e kohes qe kalon,
Me ty nuk lodhem, bukurine tende zemra ime perqafon...
Besnike do të të mbetem,
Flatrat i djeg, vetëm për ty i dashur,
Në vështrimin tim më ngatërrohet mendja...
Do të mbetem bija juaj e përulur,
Do të vij të të këndoj fjalët e dashurisë,
Do të vij të të shaj ditë pas dite...

Më shumë nga Luljeta Lubovci
Komente 0