>
LETERSISHQIP
Mimoza Leskaj

Çaste Mëngjesi

Heshtje orësh? Çështje kohe?
Nuk di ç'mendon dielli me mëngjesin që të magjeps,
As dashurinë e tij për ne, më nuk e njoh
Po kur butë - butë nis të shkelë mbi vesë
Peshë e mer dhe zemrën, e të dyja çohen

E zemra nis udhëton në dashurinë e saj
Njomur mallit, këngës së zogjve mbi pemë
Nuk ka ndodhur kurrë që bota të flerë në maj
As dielli të lindë i vetëm, pa zhurmë në pranverë.