Mimoza Leskaj
Kur Isha E Re
Kur isha e re nuk kisha celular
As dhe fotografia ngjyra nuk kish
Ndodhte ndonjëherë, si më të rrallë
Pikturoja mbi fletë, dhe pastaj t'i gris.
Kur isha e re s'mendoja për rrudhat
E largët boll më dukej ajo ditë
Shaka bëja shpesh me vajzat qukse
Me qukat e tyre, qeshja me gjithë shpirt
Kur isha e re, ngjyrat mi falte dielli
Dhe hëna me yjet mbi mua vezullonin
Tani me rrudhat e mia, rrudhoset dhe qielli
Por koha vrapoi dhe shpiku telefonin.
Jo, mos qeshni, sonte kam dëshirë
Ta provoj dhe unë, k'të dreq retushimi
Të kthehem e re, siç isha dikur
Pa të mos më njohë, as vetja as njerëzimi.
Të na rrojë teknika e këtij aparati
Uff sa mrekullira që nuk i mendonim
Me këtë u martuan ca vajza nga fshati
Rroftë celulari bashkë me retushimin
As dhe fotografia ngjyra nuk kish
Ndodhte ndonjëherë, si më të rrallë
Pikturoja mbi fletë, dhe pastaj t'i gris.
Kur isha e re s'mendoja për rrudhat
E largët boll më dukej ajo ditë
Shaka bëja shpesh me vajzat qukse
Me qukat e tyre, qeshja me gjithë shpirt
Kur isha e re, ngjyrat mi falte dielli
Dhe hëna me yjet mbi mua vezullonin
Tani me rrudhat e mia, rrudhoset dhe qielli
Por koha vrapoi dhe shpiku telefonin.
Jo, mos qeshni, sonte kam dëshirë
Ta provoj dhe unë, k'të dreq retushimi
Të kthehem e re, siç isha dikur
Pa të mos më njohë, as vetja as njerëzimi.
Të na rrojë teknika e këtij aparati
Uff sa mrekullira që nuk i mendonim
Me këtë u martuan ca vajza nga fshati
Rroftë celulari bashkë me retushimin
Më shumë nga Mimoza Leskaj
Komente 0