>
LETERSISHQIP
Mimoza Leskaj

Shkëlqimi Dhe Rrënojat E Qytetit Tim

I mbushur me dasmorë qyteti im
Janë dasmorët e një vere të nxehtë
Rrënojat e tij janë si një kthim
Me heshtjen e gjatë të historisë që flet.

Kavalierë të heshtjes muret e rrënuar
Damat e tyre në shkëlqim me drita
Qyteti im me halle harruar
Një shkëlqim i vogël, mbushur me çudira.

Daullet e verës e nxisin të kërcejë
Mbulojnë padashur jetën me halle
E c’gjuhë do flitesh në Dyrrahun atëherë
Ndërsa kohën një det e ndante?

Shkëlqen qyteti im në çdo rrugicë të saj
Rrënojat antike ja bëjnë me dorë
Lotojnë mes nesh pa thënë asnjë fjalë
– Ehh ç’kohë e largët, mbetur në rrënojë!

Lëreni o njerëz qytetin tim të flasë
Në trup mbanë plagë që shumë i dhembin
Historinë e ka me gjuhë të lashtë
Shkëlqimi dhe rrënojat dot s’ mund t’ia shembim!