Mimoza Leskaj
Kur Rrëzohet Shiu
U rrëzua goxha shi sot, dëgjoja gjyshen të thoshte sa herë binte shi
Dhe unë e vogla kureshtare shihja ku rrëzohesh shiu, me çudi!
Veten pyesja, sa shumë të jetë vrarë,
Që rend me kaq zhurmë e lot duke qarë?
Gjyshja një grua veshur kokë e këmbë me të zeza
Dikur grua e gjatë, punëtore e shkathët si bleta
Dinte gjëra shumë, e po aq shumë kishte parë
Veçse jeta e rëndë, rininë herët ja pati marrë
Tregonte përlotur ngjarje, luftëra dhe kohë brezash
Mbi shpatullat e kërrusura mbledhur e tkurrur një mori ndjenjash...
Dhe dorën e reshkur që shpesh i dridhej lehtë
E tundte ngadalë, siç bie një gjethe butësisht në vjeshtë
Në ditët me shi ngrinte sytë në qiell e shqetësuar
Si të deshte të prekte mallin me atë pak diell larguar
Eh, prej së largu sa shumë vjen e rrëzohesh, pëshpëriste nën dhëmbë
E pikëlluar hidhte sytë, sikur të kish ndodhur ndonjë gjëmë.
Në sytë e gjyshes shpeshherë rrëzoheshin lotët dhe vrisnin heshtur
Ndaj më dhimbsej aq sa gjithë koha e vdekur
E kur shiu rrëzohet pa frikë mbi kalldrëme
Mendoj se vjen i dhembshur prej gjirit të një mëme.

Më shumë nga Mimoza Leskaj
Komente 0