>
LETERSISHQIP
Mimoza Leskaj

Një Qiell Për Shpirtin Tim

Ballëpërballë së bashku rrimë,
si dy fajtorë, dy të paditur,
s’ta fal këtë çast, këtë psherëtimë,
që gjoksi yt nxori papritur…

Nuk e kuptoj këtë çast dobësie
dhe sytë e tu krejt trishtim.
Unë të dija një qiell lirie
ku të shëtisja si zog të lirë.

Unë të dija… s’të dija ndryshe…
Por shpesh fasadat janë tinzare,
ti je krijesë vrarë nga vetmia,
Që më vetminë s’ke lidhje fare.

Më jep pak gjoks ku të mbështetem,
kaq shumë për ty, ti ke nëvojë,
t’ia prish fjalën kryq vetëvetës
"spse s’po di si të të dashuroj…"!

Ti nuk je shkëmb, ti je prej reje,
mirazh që shfaqet një moment,
por unë nuk e falë dot ofshamën tënde
që më trondit si një rremet…

Ballëpërballë së bashku rrimë,
si dy fajtorë dhe mëkatarë,
ti s’je një qiell, por një zhgënjim,
por jo, ti je një qiell për shpirtin tim.