Mimoza Leskaj
Marrëzi E Kohës Çmendur!
Asnjë copë qielli, nuk mund të ikë prej meje
Unë, reja e hapësirës që rend pas tij
Ti, pse helmon?
Ti, me dy buzë të kuqe, plot tul, dhe gjinj.
Marrëzi e çmendur e kohës, pyetmë
Pa kërkuar asgjë, dhe pa një çmim,
E unë do di tët përgjigjem çiltërsisht.
Të huaj jemi gjithkund, aq sa dhe miq!
Falmë se nuk mundem të të fal!
Ti marrëzi e kohës çmendur
Që dhe vetë kohës i mban ligjëratë.
E unë, vazhdoj të adhuroj qiellin
Mbyllur në enën e shpirtit tim, të kristaltë!
Oh qielli im, përzier me retë e tua
Më ke zënë në grackë e s'më lëshon
Një ditë më dukesh i djalëruar
Ditën tjetër një pijanec që qelbesh alkol!
Unë, reja e hapësirës që rend pas tij
Ti, pse helmon?
Ti, me dy buzë të kuqe, plot tul, dhe gjinj.
Marrëzi e çmendur e kohës, pyetmë
Pa kërkuar asgjë, dhe pa një çmim,
E unë do di tët përgjigjem çiltërsisht.
Të huaj jemi gjithkund, aq sa dhe miq!
Falmë se nuk mundem të të fal!
Ti marrëzi e kohës çmendur
Që dhe vetë kohës i mban ligjëratë.
E unë, vazhdoj të adhuroj qiellin
Mbyllur në enën e shpirtit tim, të kristaltë!
Oh qielli im, përzier me retë e tua
Më ke zënë në grackë e s'më lëshon
Një ditë më dukesh i djalëruar
Ditën tjetër një pijanec që qelbesh alkol!
Më shumë nga Mimoza Leskaj
Komente 0