>
LETERSISHQIP
Mimoza Leskaj

Vajtim!

Në fillim u trembëm, më pas dhimbja u ndje gjer në qiell
Thonjtë u ngulën thellë tokës, për t'i hequr nga kthetrat, shpirtin
Qyteti im u nda mëdysh, tretur nën hije dheu
Ne të largtit e tij, mbetëm frymë pezull!

Oiiii, Oiiii, Oiiii
Vajtim ku paske qenë kaq i egër, i frikshëm gjer në palcë
Janë ditë të këputura si trupat nën dhé
Qyteti im i vjetër ndarë copash
Brenda dhe jashtë!

S'ka mundur akoma të mbledh veten, dallgët ziejnë
Do kohë dhimbja të tretet, dritareve thyer klithmash
Zbrazëtisë therëse, vdekur dy a tri herë
Në shpresën humbur, pa jetë.

Vajtim që dridhet mes një fije të hollë drite
Që shfaqet mbi çdo pikë djerse në orë dimri
Lamtumirë vjeshte pikëlluar, vrave pas shpine
Tashmë lëngon nën rënkimin e trupit të tij, gjysmuar!