Mimoza Leskaj
Çaste Qiellore
Fryn erë e ngrohtë gjithë ëmbëlsi
Muzgu afrohet si djalë i ndrojtur
Në qiell retë e presin të vijë
E ftojnë me zjarr, pa humbur kohën.
E përqafojnë me dashuri
I fërkojnë ballin t'i heqin zjarrin
Muzgu me turp sy ulur rri
Brenda në shpirt fort i vlon malli.
Retë ngjyrë rozë përflakin qiellin
Siç bëjnë të eturit për një puthje
E njohin mirë atë magji
Ndaj dhe harbojnë pa patur ndruajtje.
Dorëzohet muzgu errësira erdhi
Sytë e njerëzimit janë ulur darkës
Fryn një erë e ngrohtë prej qiellit
Sipari ulet në qetësinë e natës!
Muzgu afrohet si djalë i ndrojtur
Në qiell retë e presin të vijë
E ftojnë me zjarr, pa humbur kohën.
E përqafojnë me dashuri
I fërkojnë ballin t'i heqin zjarrin
Muzgu me turp sy ulur rri
Brenda në shpirt fort i vlon malli.
Retë ngjyrë rozë përflakin qiellin
Siç bëjnë të eturit për një puthje
E njohin mirë atë magji
Ndaj dhe harbojnë pa patur ndruajtje.
Dorëzohet muzgu errësira erdhi
Sytë e njerëzimit janë ulur darkës
Fryn një erë e ngrohtë prej qiellit
Sipari ulet në qetësinë e natës!
Më shumë nga Mimoza Leskaj
Komente 0