>
LETERSISHQIP
Mimoza Leskaj

Nëna Me Shami Të Zezë!

Trokitën në veshët e mi disa hapa,
ktheva kokën e pashë një nënë,
shami të zezë dhe përparse lidhur mbrapa,
dukej si një natë e errët pus, pa hënë.

E shkreta nënë rrudhosur nga vitet,
në sy nuk kish asnjë rreze drite,
këmbët zvarrë mezi tërhiqte,
reshkur duart e vogla lëvizte.

Më erdhi keq ju afrova ngadalë,
ja përkëdhela ato duar, si dikur gjyshes time,
me zë të ngrohtë i fola disa fjalë,
u shkreh në lot, e më tha: -bija ime.

Kam mbetur vetëm e fillikat,
nuk kam pranë vetes asnjë fëmijë,
ka mbetur vetëm i tërë ky fshat,
kanë ikur tërë kta djelmuri.

Zëri të vafrës i dridhej me dhimbje,
lotova së bashku me të në kalldrëm,
mendova sikur të ish nëna ime,
duart ja vura mbi të miat pëllëmbë.

Mos u mërzit moj nënë aspak,
djemtë për një jetë më tè mirë kanë ikur.
E di moj bijë, por në këtë fshat,
një ditë do kthehen, dhe do na gjejnë të fikur!