Neviana Shehi
Yjet
Qielli trup i errët
yjet janë në gjumë,
ëndrrat jane fikur
vetëm era fryn.
Nëpër të çarat e natës
hyn heshtja pa formë,
të lodhur vështrimet
dhe buzēqeshjet gri’,
shpirtra të mekur
shpresa në hi.
E trishtë udha e qumështit
kjo hënë e pa sy,
ku je vallë këto çaste
ku jam unë tani?
yjet janë në gjumë,
ëndrrat jane fikur
vetëm era fryn.
Nëpër të çarat e natës
hyn heshtja pa formë,
të lodhur vështrimet
dhe buzēqeshjet gri’,
shpirtra të mekur
shpresa në hi.
E trishtë udha e qumështit
kjo hënë e pa sy,
ku je vallë këto çaste
ku jam unë tani?
Komente 0