Preng S. Gjikolaj
Vorri Bariut
Atje nalt n'bjeshkë n'ni livadh, n'hije t'ahit moçëm,
dergjet trupi i bariut plak, që ni shekull udhtoj me kohën.
Kur mi supet e moçme t'tij ranoj ni shekull i jetës,
me fjalë e la që trupi tij t'prehet n'maje t'bjeshkës.
Kur bjeshka e naltë nis t'çvishet dalngadalë,
nga pallto e ranë dimnore e borës bardhë.
Nis t'vishet me petkun e gjethnajës blertë,
e shpate, livadhe, lugje, me gja t'gjallë e bletë.
Çdo pranverë kur baritë kthehen nër stane,
qeni laraman vrapon drejt vorrit ksaj ane.
Edhe pse kur vdiq bariu, ai s'ish as motmotarë,
qeni laraman mi vorr t'tij mshtet kryet lehtas t'u qarë.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Ansambli Pranverorë
- Atdheu Im
- Lotët E Dashtnisë
- Dy Zemra Binjake N'trup T'ni Dashtnie
- Peisazh Deti
- Unë Jam Adem Jashari
- Pashkë Ilegale
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Vetmi
- Peisazh Nate N'pranverë
- Peisazh Mramje N'breg T'detit
- Doktrina Shqiptare
- Peisazh Dimni N'pranverë
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
- Nanat
- Engjujt I Vramë Ne
Komente 0