Sahit Osmani
Bukuria Shpirtërore
Fjalët që t’i kam thënë
Po t’i përsëris edhe njëherë
Janë të shkruara në pergamen
Me mall e dashuri të zemrës
Fjala thuhet vetëm njëherë
Dhe mbahet në mend gjatë
Nuk e shtypin gurët e jetës
Qelizat e trurit i japin shpirt
Fat i fjalës është shkrimi
I syve tu që kullojnë dritë
T’ia djeg hijet e trishtimit
Koha jetën mos t’a venitë
Ti se dije ç’ështe mashtrimi
Brenda vetes nuk e kishe
Që ta ndryshon mendimin
Dhe të tretë por si qiririn
Bukuria shpirtërore
Është forcë që përballon jetën
Brigjeve te lumi i kohës
Ku gërryen rrjedhë e dhembjes.
Po t’i përsëris edhe njëherë
Janë të shkruara në pergamen
Me mall e dashuri të zemrës
Fjala thuhet vetëm njëherë
Dhe mbahet në mend gjatë
Nuk e shtypin gurët e jetës
Qelizat e trurit i japin shpirt
Fat i fjalës është shkrimi
I syve tu që kullojnë dritë
T’ia djeg hijet e trishtimit
Koha jetën mos t’a venitë
Ti se dije ç’ështe mashtrimi
Brenda vetes nuk e kishe
Që ta ndryshon mendimin
Dhe të tretë por si qiririn
Bukuria shpirtërore
Është forcë që përballon jetën
Brigjeve te lumi i kohës
Ku gërryen rrjedhë e dhembjes.
Më shumë nga Sahit Osmani
- Takim Me Diellin
- Ikin Dhe Nuk Kthehen
- Troket Gjakëmbël Faqeve Të Zemrës
- Është Koha Të Gjithë Të Jemi Bashkë
- Dashuritë Me Besë I Ngrite
- Portretin Tënd E Kërkojnë
- Pengu I Dashurisë
- Liri
- Bashkë Do T'i Mbyllim Kufijtë E Urrejtjeve
- Mirësinë Që Ke Në Zemër Ta Çlirosh
- Drejtqëndrimi Yt
- Liria Më Zuri Në Rrugë
- Një Herë E Përgjithmonë
- Jam Ndryshimi...
- Të Paçim Përjetë O Trimi Ynë Diellor!
- T'i Kesh Gjerdan
Komente 0