>
LETERSISHQIP
Sinan Kërpaçi

Burgu I Vjetër

Mbi themelet e burgut të vjetër
u ndërtua i riu –
moderni pa histori.

Mua si gardian
nuk më bën asnjë përshtypje:

u mësova me burgjet në Shqipëri.

U mësova me hekura,
u mësova me telin me gjemba,
u mësova me dyer të blinduara,
u mësova me fjalën "qeli".

Si poet,
kur dua histori,
domethënë një emër,
kërkoj e kërkoj atë blindin
ku shkruhet "Petro Marko"
te Burgu i Vjetër.