>
LETERSISHQIP
Sinan Kërpaçi

Porta E Madhe

Vijnë përditë me pranga në duar,
përditë i shoqëroj te dera e burgut unë.
Këta e kanë burg, unë e kam punë.

Të nesërmen s`i pyes kurrë pse janë këtu
më të shumtë në numër se në diktaturë.
Këta në burg e unë në punë.

Ndonjëri, pa pyetur fare, thotë:
më futi gruaja në burg!

Nuk ia kërkoj ku e humbi "burrin",
ku e la "bashkëshortin",
"babain" ku e la,
si i iku shtëpisë nga dera e vogël
dhe erdhi te ky me porta të mëdha.

Kur lirohet është pa pranga në duar,
si unë,
te porta e madhe e pret gruaja me makinë,
lë pas burgun për të kapur shtëpinë:
të gjejë "burrin", "bashkëshortin", "babain"
nga e para.