Sinan Kërpaçi
Të Rrimë Ca Vetëm Te Shkëmbi Në Mes
A e lëmë bregun për shkëmbin në mes?!
Nga të gjitha anët le të kemi det
që na lag me dallgë, që na ter me fllad:
nga bregu me njerëz të dukemi larg.
Mëngjesin e bukur sa e kemi nisur,
thuaj jam në varkë të them jam në ishull
me bindjen e plotë se të afroj tokë:
të rrimë ca vetëm në një tjetër botë.
Botë që t`i vë emrin si ta flisni Ju
me sa më pak njerëz dhe shumë virgjëri.
Me "pash" të nxitojmë te mesi të dy
në një "rrethim" deti që s`duam ta çajmë.
Nga të gjitha anët le të kemi det
që na lag me dallgë, që na ter me fllad:
nga bregu me njerëz të dukemi larg.
Mëngjesin e bukur sa e kemi nisur,
thuaj jam në varkë të them jam në ishull
me bindjen e plotë se të afroj tokë:
të rrimë ca vetëm në një tjetër botë.
Botë që t`i vë emrin si ta flisni Ju
me sa më pak njerëz dhe shumë virgjëri.
Me "pash" të nxitojmë te mesi të dy
në një "rrethim" deti që s`duam ta çajmë.
Komente 0